PROGRAMI I EDUKIMIT

Image result for children reading charity photosSistemet arsimore reflektojnë dhe riafirmojnë organizimin bazë të një shoqërie dhe vlerat e saj më të qenësishme. Shqipëria po kalon një periudhë krizë të thellë dhe kjo reflektohet pothuaj në çdo aspekt të sistemit arsimor. Ndikimi i krizave politike ekonomike, varfëria, hendeku mes mundësive që kanë komunitetet urbane dhe fshatrat si dhe ndikimi i trafikut të drograve dhe prostitucionit, krimi i organizuar, janë faktorë që e kanë rrëzuar shumë sistemin tonë arsimor.

Njëzet e tetë përqind e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në familje të varfra që përfitojnë ndihmë ekonomike. Një në tre fëmijë është aktualisht në nevojë, por vetëm një e treta përfitojnë shërbime dhe përkujdesje. Mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare. Gjendja e fëmijëve romë e egjiptianë është e mjerueshme. Varfëria reale në Shqipëri është rreth 40%. Në zonat kodrinore e malore është mbi 50%. Varfëria reale e matur në kontekstin e fuqisë blerëse është mbi 62%, më e larta në rajon. Shqipëria është një nga vendet me indeks të ulët të barazisë gjinore, duke u gjendur në të njëjtën renditje me Zimbabvet, Libanin, Kamboxhian dhe Bangladeshin. Shumë gra dhe vajza shqiptare përballen më shumë se burrat me varfëri e papunësi. Diskriminimi gjinor është i gjithëpranishëm në vend.

Ne besojmë në energjinë e pashtershme dhe forcën transformuese e krijuese të secilit qytetar shqiptar. Ndaj me një agjendë sociale që na ngarkon të drejta e detyra të gjithëve, duam të ndërtojmë shoqërinë, ku energjia, kreativiteti e mundi i secilit të gjejë hapësirë jetësimi. Është mision i vetë nismës Fundjavë Ndryshe që t’i sigurojë çdo qytetari shqiptar pavarësisht të ardhurave, origjinës, moshës, gjinisë, etnisë, edukimit, orientimit seksual, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare, mundësinë për të bërë bamirësi dhe për të shprehur mirësinë në funksion të shoqërisë.

Synimi i nismës Fundjave Ndryshe është që të mbështesë kërkimin rigoroz për të ofruar zgjidhje për problemet më kritike të edukimit të sotëm, jo vetëm në rajonin e Tiranes, por edhe më gjerë, me prioritet sigurimin e cilësisë në arsim dhe arritjeve shkollore për të gjithë nxënësit, në veçanti për ata, të cilët kanë mbetur mbrapa në aspekte të ndryshme të edukimit për shkak të shërbimit arsimor të papërshtatshëm dhe gjendjeve të shoqëruara me varfërinë, kulturën, racën/etninë, nivelin e pamjaftueshëm të zotërimit të gjuhës shqipe, aftësinë e kufizuar dhe rrethanat familjare.

Fundjavë Ndryshe synon të zhvillojë një politikë të gjërë të bashkëpunimit në kërkim dhe ndërtimin e shkollave të reja, me mësues dhe profesionistë të edukimit, me institucione të inspektimit dhe drejtimit në arsim, me agjenci të interesuara për studime në edukim, si dhe të intershipit, me qendra kërkimi mes fakulteteve të ndryshme të EU-së, ndëruniversitare brenda dhe jashtë vendit, kombëtare dhe ndërkombëtare.

No comments:

Post a Comment

Pages